S4MM e pranon publikisht, reperi është në lidhje dashurie!

By

Reperi i famshëm nga Tetova S4MM, muaj më parë ishte përfolur se kishte nisur një lidhje dashurie me një emër po ashtu të njohur.

Publiku nisi spekulimet se Samiri është në lidhje me Kanita Sumën, super yllin nga Shkupi, e cila që 10-të vjeçare mori zemrat e publikut me zërin e saj në X Factor.

Megjithatë lidhja e tyre mbeti e pakonfirmuar nga asnjëri! Ishin fotot e realizuara në Francë që do të nxjrrin hapur lidhjen e saj me reperin S4MM. Por të dy ata kanë zgjedhur të mos reagojnë për lajmet që po qarkullojn nëpër mediat online.

elize.png

s4n.jpg

Mirëpo, javën që lamë pas, në një intervistë për Prive, S4MM u pyet nëse është i dashuruar dhe po shijon një lidhje romantike!?

Dhe përgjigja e tij ishte fare e thjeshtë…

“Po kush është vet sot? Nuk jam vet”, deklaron S4MM, duke u turpëruar pak nga pyetja e Artan Telakut.

 

Artikuj të ngjashëm