Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, e cila deri para pak kohe nuk pranonte assesi të jepte intervista mbi procesin më të rëndësishëm të jetës së saj këtë të shtunë duket se e theu akullin në këtë drejtim.
Ajo u pa prezente në njërën prej storieve në Prive ku rrëfeu pothuajse gjithçka për këtë ndryshim në jetën e saj.
Por, duket se ky nuk ishte i vetmi veprim i këngëtares cila krahas këtyre punëve ka realizuar edhe një set fotografik me fotografin Norik Uka.
E veshur me veshjet e Dona Matoshi, Ryva rrezantonte ëmbëlsi të cilën më së miri mund ta shijoni vetë ju përmes këtyre fotografive. /Prive.al/