Rudina Magjistari plas sherrin: Prezantuesja reagon ndaj Tunës dhe Ermalit

By

Rudina Magjistari ka shpërfaqur një sherr të ri mëngjesin e sotëm.

Prezantuesja e programit të pasdites në TV Klan ka vendosur që të replikojë me Tunën por edhe kolegun e saj të televizionit, Ermalin.

E gjithë kjo marrë shkas nga intervista e mbrëmshme e këngëtares në ‘Xing’ ku nuk i shpëtoi pyetjes me tone tallëse të humoristit i cili e pyeti edhe Tunën nëse ‘do të shkojë në program tek Rudina’.

Kjo përfaktin që me pesë herë në javë në transmetim, Rudina duket se i ‘djeg’ shumë nga personazhet, në një garë për ekskluzivitete dhe audiencë.

Tuna u shpreh që e ka lënë të presë prezantuesen për 10 vite dhe do vazhdojë ta bëj një gjë të tillë të paktën edhe për 20 vitet e ardhshme.

E Rudina ka reaguar përmes një postimi në InstaStory të cilin të plotë e sjellim më poshtë, përfshirë edhe me pjesën në fund kur i drejtohet kolegut të Klanit, Ermalit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm