Nisi si një krahasim në rrjete sociale kur Era Istrefi kishte filluar që si uragan të përfshijë trojet përtej atyre shqipfolëse.
Në Twitter, Facebook e Youtube prej shumë komentuesve ajo u krahasua me Rihannën madje të shumtë ishin ata që e paralajmëruan yllin nga Barbadosi për rrezikun që mund t’i vinte.
E ky krahasim tashmë është bërë nga televizioni gjerman RTL që ka përgatitur një profil për Erën.
‘Era Istrefi është 22 vjecare dhe vjen nga Kosova, me BonBon-in e saj ajo po arrinë majat e top-listës. Por a kemi nevojë për një Rihanna të dytë? Po! Po tingëllojnë ngjashëm dhe një krahasim i tillë nuk dëmton’ – thuhet mes tjerash në raport. /PRIVE.AL