Rozana Radi me dedikim emocional dashurisë së parë: I vetmi që s’më zhgënjeu (FOTO)

By

E ka përmendur disa herë që me të kishte një lidhje të fortë emocionale.

Ndërsa tani në arkivat e saja, Këngëtarja Rozana Radi ka gjetur një imazh të vjetër, që e kthen mbrapa në kohë dhe e bëri të shkruajë një dedikim plot emocione, siç di vetëm Rozi.

Shumë më e re dhe e njomë, Rozana Radi është kthyer prapa në kohë, në një moment të veçantë vallëzimi me babain e saj, 18 vjet më parë.

Këngëtarja që shpesh flet me emocione për jetën e saj të cilën e konsideron me vuajtje e sakrifica, për babain flet në superlativ, duke e cilësuar si të vetmin njeri që s’e ka dëshpëruar asnjëherë.

“Me dashurinë e parë të jetës sime, i vetmi njeri që i besoja, i vetmi që nuk më zhgënjeu. I vetmi që do më mungojë derisa t’i mbylli sytë. Të dua babi – 18 vjet më parë”, ka shkruar ajo. /Prive/

Artikuj të ngjashëm