Rotten Tomatoes po mbledh çdo film të ri të Certified Fresh në një listë, dhe kanë krijuar udhëzuesin e tyre për filmat më të mirë të vitit 2021.
Midis tyre do të gjeni filma të suksesshëm (Shang-Chi), dokumentarë (Lily Topples the World), pretendentë për çmime (The Green Knight ), apo edhe filmat horror (The Night House). Pjesë e listës së filmave më të mira nga Rotten Tomatoes është edhe filmi shqiptar i shumë sukseseve, “Zgjoi (Hive)”.
Ky film ka fituar plot tri çmime në Sundance Film festival dhe ndodhet në listën e ngushtë të pretendentëve për t’u nominuar në çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar në “Oscars 2022”.
Të lumtur për suksesin, faqja e filmit “Zgjoi” në Facebook shkroi një status, duke treguar suksesin e radhës të shënuar nga ky projekt kinemtografik.
“‘Zgjoi’ renditet i 11-i në listën e filmave më të mirë të vitit 2021 nga uebfaqja ‘Rotten Tomatoes’”, shkruhet në faqen zyrtare të filmit.
Përndryshe, këta janë 15 nga 233 filmat e renditur nga Rotten Tomatoes si filmat më të mirë për vitin 2021:
- 76 DAYS
- DRIVE MY CAR
- QUO VADIS, AIDA?
- SLALOM
- THE WORST PERSON IN THE WORLD
- PARALLEL MOTHERS
- LUZZU
- SABAYA
- MAYOR
- PAPER SPIDERS
- ZGJOI (HIVE)
- WOODLANDS DARK AND DAYS BEWITCHED: A HISTORY OF FOLK HORROR
- THE WOMAN WHO RAN
- CHANGING THE GAME
- AZOR.