Ronela Hajati thumbon koleget

By

Këngëtarja Ronela Hajati kur është fjala tek shprehja e lirë kaherë njihet si një prej emrave që gjërat i thotë troç e pa dorashka.

E tillë ka qenë edhe paraqitja e fundit në rrjete sociale e cila sipas të gjitha gjasave ka qenë thumb per dikë prej kolegëve.

Këngëtarja ka thumbuar një grup të kolegëve që sipas asaj që shkruhet, flasin ndryshe e veprojnë ndryshe.

“Disa këngëtare budallaqe mendojnë se janë artiste të vërteta sepse u pëlqen rock-u. Nga ana tjetër i sheh teksa tundin të pasmet e shëmtuara dhe të shëndosha kur dëgjojnë këngën time” – ka shkruar me humor Ronela, ndërkohë që nuk i dihet se kujt i adresohen këto sulme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm