Këngëtarja e famshme Ronela Hajati, ka qenë e ftuara e Alaudin Hamitit mbrëmë në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova.
Në lojën Haje ose Thuaje, këngëtarja është shprehur shumë e sinqertë duke treguar emrin e të dashurit të saj të parë me të cilin ishte e lidhur që në shkollë të mesme.
“Puthjen e parë e kam dhënë afër maturës. Ishte nga ato lidhjet që shikohesh nga larg, ndërsa emrin e kishte Bledi. Por nuk e di se ku jeton më”, ka thënë Ronela Hajati.
Intervistën e plotë të Ronela Hajatit mund ta ndiqni në linkun më poshë!