Që të dy ishin pjesë e labelit Max Production por që pak muaj më parë u larguan nga ajo ombrellë për të vazhduar rrugën në muzikë të pavarur.
Por ajo që bie në sy janë bashkëpunimet e tyre në projekte muzikore.
“Tiger” e cila u publikua para pak dite dhe që po pëlqehet përbën edhe vokalin e Zerkës e ndërkaq përpos në projekte muzikore kanë nisur bashkë edhe koncertet.
Gjatë gjithë kohës mund ti shohim posteret ku shfaqen të dy artistët mjaft të dashur nga publiku.
Nga ky bashkëpunim në të ardhmen edhe mund të rrjedh një duet shumë i suksesshëm duke pasur parasysh arritjet solo të Ronelës e Young Zerkës./Prive.al