Robert Berisha, një ndër emrat më të komentuar së fundmi në shtyp ishte i ftuari i mbrëmshëm në emisionin ‘Me Shukin’ prodhim i Gazetës Express që transmetohet në Klan Kosova.
Ai sqaroi thashethemet për një vajzë jashtëmartesore, relacionin me Norën dhe çështje të tjera.
Kur u pyet për vajzën jashtëmartesore si thashethemi më i parë që qarkulloi në media ai u shpreh: ‘Janë dal disa muhabete por edhe nesë e kom, veq nuk i kom kushtet se jom në kredit në secilën bankë. Nuk ka bankë në Kosovë ku nuk jam në kredit. Me i pasë kushtet i kisha adoptu katër ose pesë’.
Ndarjes së supozuar me Norën ai iu përgjigj në mënyrë mjaft ‘diplomatike’ derisa në fund u tregua i qartë për këto thashetheme
‘Njeriu edhe mundet me u nda, me u përla dhe masi i kom dy – tre banesa, një muaj apo dy shkon në banesë. Nuk bohet nami njerëzit prishen pajtohen por pa e marrë vesh na, pa ndodh diçka del një shkrim, tepër jashtë’ – shtoi Roberti.
Ai nuk preferoi të lëshohej në konspiracione se pse ky lajm u publikua para publikimit të këngës së re të Norës por nënvizoi faktin se tek artistët ka luftë për ekzistencë.
‘Unë jam shumë i lumtur dhe kom fat që e kom Norën dhe loqkën e vogël. Nuk lejoj as paparazzi e as shkrime me ma marrë këtë kënaqësi që e kom.’ – deklaroi ai.
Roberti foli edhe për relacionin me mikun e tij Sinanin duke mohuar thashethemet për një prishje të raporteve kolegiale tashmë pothuajse 20 vjeçare. /Prive.al/
https://youtube.com/watch?v=9BL1H6PIA38