Rivaliteti brenda llojit në TV Klan: Kush me kë kanë raporte të tensionuara?

By

Me mëngjës, në këtë të Dielë të fundit Tetori, prezantuesit e televizionit Klan u shndëruan në lajm.

Ishte emisioni i mbrëmshëm i Ermal Mamaqit me Tunën ai që u bë shkak i replikave të forta.

Pyetjes me tone tallëse: ‘A do shkosh te Rudina?’, prezantuesja e Pasdites iu përgjigj me një reagim të fortë të prezantueses së Pasdites e cila pas paragrafit të përgjigjes për Tunën, kolegut të saj të Klan.

‘Ermal, e do edhe ti një?’ – deklaroi Rudina duke shpërfaqur haptazi mospajtimet me kolegun e Klan, Ermal Mamaqin.

Por, raporte të tensionuara brenda televizionit të madh shqiptar ka edhe mes emrave të tjerë.

Arjan Çani, vetëm pak javë më parë në ‘Zonë e lirë’ shprehu me doza thumbi faktin që është ‘harruar’ edhe në aspektin teknik nga televizioni, shkaku i prurjeve të reja.

Ai me shaka iu drejtua “Ledios”, bashkëpunëtorit historik që të merrin masa për këtë gjë, duke i dërguar Aleksandër Frangajt një e-mail me të gjitha gjërat që i duheshin për emisionin.

Me të thënë këtë, Çani shtoi dhe një batutë tjetër:

“E dimë që në Klan janë shtuar shumë emisionet dhe mund të hasen probleme të tilla, por duhen zgjidhur.”

Ndryshe, me ardhjen e ‘Duplex’ në Klan, në korridoret e televizionit shpesh do shihen dy miqtë e dikurshëm, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj, tashmë pjesë e emisionit ‘Stop’.

Image result for jul deda gent zenelaj

Djemtë vazhdojnë të mos flasin me njëri-tjetrin për shkak të mospajtimeve të vjetra mes vete.

Klani ka mbledhur shumë fytyra në një vend, kryesisht duke i blerë imazhet e Top Channel dhe në një ambient të tillë, ku të gjithë synojnë ekskluzivitetin e që fatkeqsisht, të gjithë në fokus kanë intervistat me personazhe publike, përplasjet e tilla janë të pashmangshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm