Këngëtarja e njohur kosovare, Rita Ora, ua ka uruar festën e pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve.
Ora në një intervistë për Prive ka theksuar se shpreson që do të organizojë një koncert në vendlindje.
“Ju mund të prisni shumë gjëra nga unë në vitin 2021, muzikën time, shumë videoklipe dhe shumë filma. Unë mezi po pres të kthehem dhe ndoshta mund të performojë para jush sërish”.
“Më mungon çdo gjë nga pjesa e të qenurit në shtëpi. Nuk më pritet të ju shoh sa më shpejt”.
“Hej! Kosovë urime pavarësia ,të dua shumë. Shpresoj se do të vijë të bëjë një koncert për ju. Më mungoni shumë, ju dërgojë gjithë dashurinë time”.
Ora ka folur për mini-albumin që ka publikuar, ku ajo në videoklipin e këngës “Bang” ka veshje me motive shqiptare.
Veshjet e saj i ka përgatitur dizajneri, Valdrin Sahiti.
“Fillimisht kur për të parën herë me erdhi ideja për ta realizuar këtë mini-album doja ta bëja një paraqitje vizuale të mahnitshme, për ta përfaqësuar prejardhjen time gjë që gjithmonë e kam bërë me artin tim”.
“Personi i vetëm që e kisha ne mendje ishte Valdrini, sepse i dua dizajnet e tij. Ai është i mirë në atë që bën, dhe ai zbatoi aq bukur esencën e kostumeve tradicionale që ishte perfekte për mua”, ka thënë Ora.