Kulla Grenfell në Londër, që mori flakë në mëngjesin e së mërkurës, ndodhet në lagjen në të cilën jeton këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Këngëtarja është prekur emocionalisht nga ky incident që mori jetën e 6-të personave, e ka lënë 50-të të lënduar.
Zjarri ka bërë që shumë familje të kërcejnë nga dritaret e tyre për të shpëtuar, ngase ndërtesa shumëkatëshe kishte marrë flakë e tëra.
“Kjo ndodhet në lagjen time. S’mund ta besoj se po ndodh diçka e tillë. Lutjet e mia janë me këdo që është përfshirë në këtë ndodhi. Zemra ime po rreh fort. Dikur luaja në atë lagje – dua të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar”, ka shkruar Rita Ora, në profilin e saj në Instagram.
Shpërthimi i një frigoriferi, dhe materiali i cili u shtua në fasadën e ndërtesës së Grenfellit gjatë një renovimi një vit më parë, të dyja janë cituar nga një numër i banorëve si shkaqe të mundshme të zjarrit, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, Brigada e Zjarrit në Londër ka theksuar se nuk e njeh shkakun e zjarrit në këtë fazë. /Prive.al