Rita Ora habit të gjithë në shfaqjen e saj të fundit (FOTO)

By

Që nga koha kur është ngjitur drejt famës, ajo është bërë e njohur për stilin e saj ekstravagant të cilin e ndjek pa u stepur kurrë.

Pikërisht për këtë ka fituar miliona fansa dhe persona që tërhiqen nga ajo. Dhe mbrëmjen e djeshme ajo tërhoqi vëmendjen sërish drejt vetes kur u shfaq me grillz (proteza dekoruese për dhëmbët) në ngjyrë të artë.

Bukuroshja 26 vjeçare i vuri bizhutë për dhëmbët ndërkohë që nisej për një festë me miqtë e saj raporton Lapsi.al.

Rita kishte veshur edhe një bluze me një peshkaqen me dhëmbë të mprehtë, ndoshta për të ironizuar vetë grillz-at e saj.

Artikuj të ngjashëm