Rita Ora flet haptazi – rrëfen rrugët e zorshme të suksesit, ja çfarë i thoshin në fillim

By

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, por e rritur në Britaninë e Madhe Rita Ora, ka dhënë një intervistë për revistën e njohur Cosmopolitan.

Ora në këtë intervistë, rrëfen se si në moshën 16-të vjeçare ajo kishte nisur që të merrej me muzikë dhe se si aso kohe, ndjehej sikur kishte arritur majën e botës. Ajo kishte një kontratë me një kompani muzikore ndërsa mendonte se ishte një gjeni i muzikës.

Megjithatë, siç rrëfen Rita Ora, në kompaninë muzikore, i kishin thënë se ajo ishte shumë e re për këtë biznes.

“Më thoshin vazhdimisht: s’do na këndosh ndonjë këngë pop apo jo? Prapa skenave ka shumë probleme politike për të cilat nuk e dija se po ndodhnin dhe kjo e bëri shumë të vështirë për mua të jem vetja dhe të luftoj për muzikën time”, ka thënë Rita për Cosmopolitan, transmeton Prive. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm