Rita Ora s’do të jetë më vetëm këngëtare, por ia ka shtuar vetes edhe një profesion.
Këngëtarja e famshme, është bërë pjesë e agjencisë së modeles së njohur Kate Moss.
Lajmin e ka dhënë vet Moss përmes llogarisë zyrtare të kompanisë së saj në Instagram, e më pas edhe Rita Ora.
Ora ka publikuar një fotografi me modelen Moss në Instagram, ku tregon se është bërë pjesë e agjencisë megjithatë, pa shumë detaje të tjera se si do të funksionojë e çfarë do të bëjë ajo aty.
Ekipi i ëndrrave. Jam e entuziazmuar të jap lajmin se tani jam pjesë e Kate Moss Agency”, ka shkruar Rita. /Prive.al