Rita Ora dhe lidhja e veçantë me Kosovën!

By

Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Time Out London‘, ku shpalosi mendimet e saj rreth karrierës, jetës personale dhe lidhjes së saj me vendlindjen, Kosovën.

 

“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për ne. Mamaja ime, e cila është psikatre, dhe babai im, një sipërmarrës në fushën e gastronomisë, duhej të mësonin një gjuhë të re dhe të rindërtonin jetën e tyre nga fillimi. Mamaja është shumë, shumë kosovare – me theksin e saj, me ushqimin. Unë gjithmonë jam rreth saj”- tha Rita.

Rita është kthyer shpesh në Kosovë për të mbështetur projekte humanitare dhe në vitin 2019, u emërua Ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar pas vizitës së saj për të parë punën e UNICEF-it në rajon.

“Unë nuk e di se çfarë ka në atë ujë, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e mrekullueshëm të pop-it që kanë dalë nga Kosova”, thotë ajo.

Që kur kam filluar, kam qenë gjithmonë një avokate e madhe për të folur rreth prejardhjes sime. Duket se shumë ka ndodhur që atëherë”, shtoi ajo pos tjerash.

Artikuj të ngjashëm