Rita Ora bën një hap më tutje në lidhjen e saj të dashurisë

By

Ajo është një nga femrat më të famshme në botë por Rita Ora ka qenë e pafat në dashuri deri më tani.

Këngëtarja e hitit “How We Do” është takuar në Londër me të dashurin Taika Waititi për herë të parë dhe si duket nuk ka humbur kohë për ta prezantuar të dashurin me prindërit e saj.

Duket se gjërat mes dyshes tani janë “me të vërtetë serioze” diçka që dukej qartë që nga koha kur ata morën pjesë në çmimet MTV EMA të kësaj fundjave.

Rita aktualisht është duke punuar në Londër në albumin e saj të ri, pasi ka udhëtuar në Budapest gjatë fundjavës për ndarjen e çmimeve.

Le të shpresojmë se ai është një djalë i guximshëm, shkruan The Sun.

Artikuj të ngjashëm