Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është bërë me shtëpi të re në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj Besnik Sahatçiu Ora, i cili ka postuar fotografi në Facebook me përshkrimin ‘Të lumtur për shtëpinë tonë të re në Prishtinë’.
Imazhet që babai i artistes postoi janë familjare, ku shihen motra dhe vëllai i Ritës dhe mamaja.
Sipas të gjitha gjasave, prindërit e Ritës janë në Prishtinës pasi ditë më parë pushuan në bregdetin shqiptar konkretisht në Sarandë.
Nuk dihet akoma saktë lokacioni i shtëpisë së kësaj familje të njohur të cilët prej vitesh jetojnë në Londër, por ajo që dihet është se Rita dhe familja e saj nuk e harrojnë asnjëherë atdheun.