Rita Ora anulon eventin e rradhës, shkak shëndeti

By

Rita Ora, kohëve të fundit po bën gjiron e botës për të promovuar koleksionin e saj të ri me shtëpinë e modës Escada dhe duke përformuar në skena të mëdha botërore.

Ylli me prejardhje shqiptare së fundmi ka nisur edhe xhirimet e filmit të ri “Twist”, që është ripërpunim i romanit të famshëm “Oliver Twist” e si duket të gjitha këto angazhime e kanë lënë atë të sfilitur.

Sot asaj i’u desh të anuloj eventin e rradhës pasiqë kishte probleme shëndetësore dhe si duket nuk po ndihej mirë

Ajo i njoftoi fansat e saj, përmes InstaStory se nuk do të mund të ishte pjesë e eventit të Amazaon, sepse ishte këshilluar nga mjekët që të mos vijojë këtë event.

“Jam shumë e trishtuar që duhet të njoftoj se jam zgjuar sot e dobët dhe jam urdhëruar nga mjekët e mi që të mo vijojë ngjarjen e sotme të Amazon – unë mezi po prisja t’ju shihja! Është një vendim që është marrë për mua dhe më vjen shumë keq që nuk do të mund të jem aty. Asgjë nuk më bën më të lumtur sesa të performoj dhe të shoh fansat e mi të pabesueshëm, dhe të mos jem në gjendje ta bëj këtë është shkatërruese – ju të gjithë jeni bota për mua. Unë ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për përkrahjen. Me gjithë dashurinë time Rita”, ka shkruar ajo përmes InstaStory./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm