Rita e pikëlluar: Këngëtarja kujton me nostalgji takimin me familjen Obama!

By

Super ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ditën e sotme e nisi mjaft e pikëlluar.

Kjo pasi presidenti i deri tanishëm i SHBA-së mbrëmë mbajti edhe fjalimin e fundit si president teksa rrugëtimi i tij do të përfundojë javën e ardhshme kur edhe do të bëhet emërimi i Donald Trump në atë post.

Rita ka pasur një relacion mjaft të mirë me familjen Obama, ajo para një viti mbajti edhe një performancë për ta në shtëpinë e bardhë teksa fjalët miradie nga ana e tyre nuk kishin munguar aspak në atë rast për këngëtaren shqiptare.

Ajo në postimin e saj të lamtumirës me familjen Obama shkroi: “Unë asnjëherë nuk do t’i harrojë fjalët e mira që mi thatë pas performancës sime për ju në shtëpinë e bardhë. Falemnderit për gjithçka që keni bërë. Legjenda. #moshkoni”

 

Artikuj të ngjashëm