Risitë nga Dhurata Dora nuk kanë të ndalur!

By

Ka shumë pak kohë që Dhurata ka publikuar projektin ‘Veç ty’ me të cilin arriti të marrë komplimente mjaft të mëdha e një pritje tejet të mirë nga publiku.

Kur të gjithë menduam se projekti në fjalë do të ishte i fundit për këtë vit ajo na befasoi me lajmin e djeshëm teksa publikoi trailerin e projektit më të ri ‘Ayo’ të cilin pritet ta publikojë me 24 dhjetor.

Por saga e HITEVE nga këngëtarja duket se nuk do të përfundojë me ‘Ayo’ pasi sipas disa komenteve të bërë në profilin e DJ-it të saj në Instagram situata qëndron ndryshe.

Dj Gramo F, njëherit mik i afërt me dyshen Dhurata e Dj Geek tregoi se edhe një projekt i tyre është tashmë i përfunduar.

Ai mes shakashë në komentin e bërë ‘kërcënoi’ në njëfar forme dyshen se është gati ta publikoj 1 ditë më herët prodhimin e tyre pasi që e posedonte atë.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i dyshes të cilët e vazhduan shakanë teksa Dhurata i tha Dj-it se mund ta publikojë atë si ‘n’fore’.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë edhe më qartë dialogun mes tyre. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm