Risi: ‘Skomplekse’ edhe me një tjetër shërbim

By

Humbja e flokëve ka shumë shkaqe të mundshme, duke përfshirë gjenetikën, një tiroide joaktive, trajtime të kancerit ose medikamente për kushte të tjera shëndetësore. Dhe për shumë njerëz, humbja e flokëve (alopecia) ose rrallimi i flokëve mund të rezultojë në një humbje të vetëbesimit dhe të shkaktojë depresion, ankth dhe çështje të tjera emocionale.

Pse humbja e flokëve është kaq shkatërruese për burrat dhe gratë? Është kryesisht kulturore, thonë mjekët.

Pothuajse çdo shoqëri në botë i lidh flokët e shëndetshëm me rininë, bukurinë dhe shëndetin e mirë. “Për shekuj me radhë, njerëzit janë zbukuruar në mënyra të ndryshme – tatuazhe, grimi dhe më universale, modele flokësh të të gjitha llojeve,” thotë Robert T. Brodell. “Për shumë njerëz, flokët e tyre janë ato që i bëjnë të ndihen bukur”. Kur ju bien flokët – për çfarëdo arsye, mund të jetë shkatërruese, thotë Dr. Brodell.

Por humbja e flokëve nuk do të thotë që çdo shpresë ka humbur. Me zhvillimin e mjekësisë gjithashtu janë zhvilluar edhe metoda për rikthimin e tyre – siç është mbjellja e flokëve.

Dhe për të gjithë ju që tashmë jeni të njohur me rubrikën e re të Prive, “Skomplekse”, është shtuar gjithashtu një shërbim i ri siç është mbjellja e flokëve.

Ekipit të mrekullueshëm të transformimit i shtohet edhe një tjetër ekspert që është Ozone Hair Clinic.

Për të qenë pjesë e rubrikës të gjithë janë të kualifikuar! Mjafton të dërgoni një e-mail në adresën [email protected] duke dërguar të dhënat tuaja dhe çfarë dëshironi të ndryshoni.

Një tjetër mënyrë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e rubrikës është të shkruani një mesash dhe ta dërgoni në llogarinë zyrtarë të “S’komplekse” në Instagram nën të njëjtin emër. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by @skomplekse

Artikuj të ngjashëm