Beatrix Ramosaj së shpejti sjell këngën e re.
Kjo u bë e ditur nga vëllai i saj Albani, i cili para pak ditësh hyri live në Instagram dhe zbuloi se projekti muzikor nga Trixa mund të vijë brenda një muaji.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje.
Gjithsesi, kujtojmë që Trixa vazhdimisht është shfaqur nga studio të ndryshme muzikore kohëve të fundit duke paralajmëruar adhuruesit e saj se po përgatitet për këngë të reja.
Projekti i saj i fundit quhet “Vonë” i cili u mirëprit nga fansat e saj./Prive.al