Listës së artistëve shqiptarë jashtë kufinjëve i është shtuar edhe një 17 vjeçar nga Kosova por që jeton në Gjermani.
Është fjala për Rinor Kastratin i cili javën që lamë pas publikoi këngën e parë debutuese me titull “Dark Night” e cila po transmetohet në shumë radio të njohura në Gjermani, Angli, Francë, Austri, dhe Zvicër, e poashtu edhe në televizionet e njohura si MTV dhe VIVA.
Ai është kompozitori dhe tekstshkruesi i këngës së tij, e gjithashtu edhe regjisori i videoklipit muzikor.
Kujtojmë se edhe motra e tij Dafina Kastrati po korr sukses të jashtëzakonshme në skenën ndërkombëtare me këngën “Shot Calling”, duke hyrë në rradhët e para të këngëve më të dëgjuara në televizionin MTV të Gjermanisë. Për më tepër shikoni storien e përgatitur për Prive nga gazetarja jonë Maki Bajrami. /prive.al/