Meghan Markle shoqëroi bashkëshortin e saj Princin Harry në Gala-n e Muzeut Intrepid Salute to Freedom.
Markle, e cila mirëpriti fëmijën e saj të dytë në qershor, bëri kthimin e saj madhështor në tapetin e kuq e veshur me një fustan të kuq voluminoz nga Carolina Herrera.
Fustani që i la të gjithë gojëhapur u dizenjua nga Wes Gordon si pjesë e koleksionit Carolina Herrera Pre-Fall 2022.
Meghan kompletoi look-un e saj me taka të kuqe Giuseppe Zanotti dhe flokët e saj të ngritur në një topuz të lëmuar. /Prive.al