Rihanna humbë një njeri të shtrenjtë, zia e kaplon këngëtaren (FOTO)

By

Njëra ndër këngëtaret më të famshme të muzikës botërore, ka humbur një njeri shumë të shtrenjtë dhe mërzia e ka kapluar.

Rihanna, ka njoftuar se kushëriri i saj është qëlluar për vdekje me armë në Barbados, vetëm pak orë pasi ata kishin kaluar Krishtlindjet bashkë.

Better times: The eight-time Grammy winner shared a series of shots in which she was posed with her relative

Këngëtarja 29 vjeçare ka postuar një seri të fotografive të sajat me Tavon Kaiseen Alleyne bashkë dhe ka bërë thirrje që të ndalohen krimet me armë, përderisa vajtonte për vdekjen e tij.

Alleyne që e la këtë botë në moshën 21 vjeçare, po ecte në një rrugë në zonën e quajtur Saint Michael, kur u qëllua disa herë me armë zjarri nga një person i panjohur.

Heartache: The You Da One singer added the hashtag, '#endgunviolence,' at the end of the post, insinuating that her cousin's passing was the result of a shooting

“U prefsh në paqe kushëri… nuk më besohet që vetëm mbrëmë të pata në krahë”, ka shkruar Rihanna me zemër të thyer në Instagram, ku ndiqet nga 59 milionë përdorues të këtij rrjeti social.

“Kurrë nuk kam besuar që kjo do të ishte hera e fundit që do ndieja ngrohtësinë e trupit tënd. Do të të dua gjithmonë”, ka përfunduar Rihanna. /Prive.al

Rihanna, 29, said on Instagram Tuesday that her cousin had died, indicating that she had just spent Christmas with him

Artikuj të ngjashëm