Një rezidencë në New Orleans, që besohet se i përket çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay-Z është përfshirë nga flakët. Mediat e huaja shkruajnë që dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Të enjten, një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Orleans tha se ata kishin marrë një raport të një personi të dyshimtë pranë rezidencës në kohën kur zjarri shpërtheu rreth orës 6:20 pasdite të mërkurën në mbrëmje.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit, ndërtesa historike ka qenë e lirë për ca kohë megjithëse ka shërbime komunale. Çifti i famshëm thuhet se e kanë blerë shtëpinë në 2015, e cila menaxhohet nga nëna e këngëtarit Tina Knowles.