Reperja GloRilla është arrestuar këtë javë në Gëinnett County, Georgia.
Ajo thuhet se është kapur nga policia menjëherë pasi ishte vënë re për vozitje jostabile të veturës.
TMZ zbulon se reperja u arrestua rreth orës 4 të mëngjesit pasi ajo dyshohet se kaloi në semafor të kuq derisa ishte nën ndikim të alkoolit.
Raportohet se reperja nuk e mohoi se kishte pirë, por tha se “ishte në gjendje të voziste”. Ajo refuzoi testin e alkomatorit në vendngjarje.