Deri para disa muajsh, fotografitë e tyre në rrjete sociale dhanë lajmin se dyshja e njohur janë në një lidhje.
Këtë ata e konfirmuan duke publikuar imazhe të përbashkëta në rrjete sociale, por më nuk janë bashkë.
Reperi Buta ka rrëfyer në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, se më nuk është në lidhje me këngëtaren Edona Vatovci.
Sipas tij, çifti do i ketë dhënë lidhjes fund në nëntor të vitit që lamë pas, por Buta thotë se kanë mbetur miq pavarësisht ndarjes. /Prive.al