Për të ai është dielli dhe hëna.
Kështu të paktën thotë sa herë publikon një fotografi të të birit reperi kosovar Vig Poppa.
Vogëlushi i tij një vjeçar, Domi, është i vetmi fëmijë që ai ka nga martesa e tij. Në jetën e reperit, Domi zë një vend të posaçëm pavarësisht angazhimeve që ai ka.
Se babë e bir kanë një lidhje tejet të veçantë, e dëshmon edhe fotografia e fundit që Vig ka publikuar në profilin e tij në Instagram.
Domi ka zënë gjumë në krahun e reperit, ndërsa ky moment kaq i vecantë, është shkrepur në një fotografi nga dikush që po i shihte.
“Të dua djalosh”, ka shkruar Vig Poppa. /Prive.al