Reperi i njohur shqiptar, ka hequr dorë përfundimisht nga muzika.
Bëhet fjalë për Cartanin – artistin me prejardhje nga Tropoja, i cili solli goxha shumë projekte gjatë viteve të fundit.
Reperi hyri në Instagram ku edhe i fshiu të gjitha postimet e mëparshme e edhe ato që kishin lidhje me muzikën dhe publikoi një foto në të cilën shkruante “Game off”.
Poshtë saj, artisti shkroi: “Jam jashtë”, duke njoftuar të gjithë ndjekësit e tij që e ka lënë muzikën me të cilën merrej për disa vite.