Chance the Rapper ka shtyrë turneun e tij të ardhshëm për të kaluar kohë me familjen e tij pas lindjes së vajzës së tij të dytë.
“E mendova këtë gjatë javës së kaluar dhe vendosa ta shtyjë”, njoftoi reperi 26 vjeçar përmes Instagramit së bashku me një fotografi me vajzën katërvjeçare dhe të porsalindurën.
“Ky vit ka qenë më i miri në jetën timë, martesa, fëmija, albumi i parë dhe shumë të tjera. Kur Kensli lindi, unë isha në turne dhe humba pikat më të rëndësishme në jetën e saj. Në këtë pikë, si burrë dhe baba i dy fëmijëve e kuptoj se nuk mund ta bëj atë gabim përsëri. Duhet të jem i dobishëm dhe i domosdoshëm për gruan time në këta muaj duke i rritur fëmijët”.
Reperi vazhdoi të kërkojë falje nga fansat dhe njoftoi se turneu do të nisë më 15 janar të vitit të ardhshëm.
“Shpresoj që do të më kuptoni dhe do të më falni në këtë kohë”, shkroi ai.