Reperi i famshëm, sërish dëshmon se është shembull për t’u ndjekur!

By

Ai mund të jetë duke jetuar një jetë plot luks.

Udhëtimet me aeroplanë privat, veturat e shtrenjta e pushimet luksoze janë pjesë e pandashme e Noizyt, mirëpo ai sërish ka dëshmuar se brenda vetes ruan thjeshtësinë.

Siç e ka bërë tashmë traditë, ai edhe sot ka gjetur kohë për jetimoren e fëmijëve ku ka kaluar disa orë me vajza dhe djem të moshave të ndryshme.

I afërt me secilin prej tyre, Noizy në rrjete sociale për t’i vlerësuar ka njoftuar publikun me emrat e tyre veç e veç.

Në një prej imazheve ku kujdeset për njërën nga foshnjet, Rigelsi ka shkruar: ‘Miq të vjetër por në moshë të vogël’.

Kujtojmë se Noizy në raste festash fetare ka pasur raste kur edhe ka shtruar darkë duke mbledhur në një vend klerikë fetarë. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm