Duket se muaji tetor është edhe muaji ku kanë lindur shumica prej fytyrave tona publike.
Kjo gjë filloi me ditëlindjen e futbollistit Xherdan Shaqiri duke vazhduar me atë të këngëtares Aurela Gaçe ndërsa për të vazhduar nesër me ditëlindjen e Encës.
Por kjo nuk mbaron me kaq pasi kësaj liste i shtohet edhe reperi Visar Shala i njohur me emrin Skivi i cili sot mbush plot 31 vjet.
Reperi e bëri të ditur lajmin përmes llogarisë së tij në Instagram vend ku edhe vazhduan ti adresoheshin urimet e para.
Kujtojmë se Skivi karrierën e ka nisur shumë vite më parë fillimisht si duo bashkë me reperin tjetër Ledri Vulën ku u njohën si grupi Skillz deri në vitin 2012 kur dyshja ndanë edhe rrugët duke vazhduar që të dy solo. /Prive.al/