Artistët shqiptarë shumë shpesh janë në kërkim të lokacioneve larg trojeve tona për xhirime të videoklipeve.
Kjo për faktin që shpesh të duken më luksoz e më të veçantë.
Por, duket se kemi artistë të huaj që zgjedhin Prishtinën për të xhiruar klipet e tyre, si vend ideal që përshtatet me konceptin e projekteve muzikore.
Një prej tyre është reperi algjeriano-francez Sofiane i cili ka xhiruar në kryeqytetin tonë këngën e re ‘Training Day’.
Projekti i publikuar së fundmi në Youtube tashmë ka kaluar një milion shikime në Youtube dhe duket se nuk do të jetë i vetmi që do ta lidhë me Kosovën.
Jo zyrtarisht, mësohet se reperi i cili ka ardhur në vendin tonë me përfshirjen e mikut të tij Astreet dhe gazetares Edona Gashi, ka shumë gjasë që të sjellë edhe një duet me një prej reperëve vendor.
Deri atëherë, dëgjojmë ‘Training Day’, projekt i cili edhe në tekst përmend Tropojën e Kosovën. Konutacionin në të cilin lakohemi, e gjeni ju! /prive.al