Reperet në “konflikt virtual”: Arta Memedi flet pas “dissave” me Taynan (VIDEO)

By

Janë dy emra të njohur për publikun…Përveç kësaj edhe shumë seksi.

Tayna dhe Arta Memedi janë ‘zënë’ me njëra-tjetrën në rrjete sociale me anë të postimeve e nën to, përshkrimeve.

Rep-artistja, Tayna dje bëri një njoftim të ri në Instagram duke thënë që nga tani e tutje ta thërrasim ‘Njerka’ pasi ‘Mami’ u përdor shumë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Arta Memedit e cila shkroi në gjuhën angleze duke thënë ‘ti gjithmonë do të jesh e dyta. Ti e ki famën por ai i ka paratë, unë i kam pasur të dyja. Faleminderit që më dëgjove këngën’.

Derisa e ftuar të hënën në emisionin Ëazzup në Klan Kosova, ajo ka dhënë sqarimet e saja mbi gjithçka që ndodhi dhe arsyet pse postimet më pas, u fshinë nga të dyja palët!

“Nuk e di çfarë e ka bërë që të postojë një gjë të tillë. Ajo ka shkruar duke mu referuar mua, ndërsa unë iu përgjigja asaj. Ajo ka reaguar e para, ndërsa unë ia kam kthyer sepse çdo kush do vendonte ashtu”.

Postimet u fshinë sepse Tayna e ka fshirë e para sepse me siguri menaxhmenti i ka kërkuar. Besoj se ata s’kanë qenë në dijeni që ajo ka bërë atë postim. Menaxhmenti i saj më kanë thirr në telefon mua dhe më kanë kërkuar ta largoj postimin. E kanë thirrur edhe familjen time.

Kujtojmë që Arta ka qenë pjesë e On Records atëherë kur Rinor Hykolli sot menaxher i Taynas, kishte marrëdhënie të mira me ata, madje thuhet se Arta ishte në lidhje disavjeçare me të.

Artikuj të ngjashëm