Kuzhinieri shqiptar Rene Rexhepi, me restorantin ‘Noma’ të zgjedhur për disa vite rresht më të mirin në botë muaj më parë ndërmori një vendim të çuditshëm.
Në tentin të evolimit të shijeve në kulinari, Rene u zhvendos për disa javë në Meksikë duke e mbyllur kapitullin e suksesshëm disa vjeçar në Kopenhagë.
E për të gjithë fansat e ushqimit unik dhe kombinimit të shijeve të servuara vetëm nga Noma ka lajme të mira.
Kuzhinieri shqiptar do e rihap së shpejti Noma 2.0 në kryeqytetin e Danimarkës.
I zgjeruar në eksperiencë e sipërmarrje me fermë të vetën, Rene ka hapur rezervimet për restorantin në muajin Shkurt deri në Prill.
E vetëm në një ditë të vetme, interesimi ka qenë aq i madh saqë pothuajse gjithë numri i rezervimeve është zënë nga të interesuarit nga gjithë Europa dhe jo vetëm. /Prive.al/