Rëndësia e procedurës që Miriami dhe Albani nuk e harruan për djalin e tyre

By

Këngëtarja Miriam Cani solli në jetë pak ditë më parë fëmijën e dytë, djalin Duam.

Gjithçka u bë duke informuar publikun sa i përket lindjes në një spital privat. Deri këtu jemi në rregull sepse me ca ndryshime, rrjedha ishte e përafërt me secilën lindje.

View this post on Instagram

Mire se erdhe ne jete Duam. Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan. Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni. Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone. Mire se vjen ne familje biri jone. 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻 Te DUAM. ❤️❤️❤️❤️

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Por, çifti Skënderaj duket se janë treguar të kujdesshëm në një detaj që pak njihet gjerësisht.

Fjala është për procesin e ruajtjes së qelizave staminale të djalit, për të cilin kanë njoftuar ndjekësit në rrjete sociale.

Por çfarë nënkupton ky proces dhe përse bëhet?

Në formimin dhe aktivitetin e trupit tonë marrin pjesë disa milionë qeliza. Të gjitha ato kanë funksionin dhe rolin e tyre, dmth janë specializuar për funksionimin e pjesës përkatëse të organizmit. Pikërisht prej kësaj dallohen qelizat staminale nga qelizat e tjera të trupit. Ato janë të padiferencuara dhe mund të transformohen në çfarëdo lloj tjetër qelizash në organizëm që është shkatërruar gjatë procesit të mplakjes, sëmundjes, lëndimit etj. Ato janë burim i të gjithë qelizave të trupit, ndërsa kjo aftësi rigjeneruese e indeve të dëmtuar i bën ato unike në mjekësi. Ndryshe njihen si ‘thesar nga gjaku i kordonit të kërthizës’.

Gjaku i kordonit kërthizor u ofron Juve dhe fëmijës Tuaj mundësi të reja parandaluese. Aktualisht po studiohet terapia për trajtim të sëmundjeve tipike të cilat vijnë me vitet sikurse janë infarkti, goditja në tru, arterioskleroza ose diabeti. Në qoftë se ruani te depozituar gjakun e kordonit kërthizor të fëmijës tuaj, do të mësoni se qelizat staminale do të jenë aty kur të jenë të nevojshme dhe do t’i sigurojë një mundësi të hapur mjekimi – pavarërisht nga mosha.

Në Japoni dhe SHBA, të cilët janë duke udhëhequr këtë fushë, sot përdoret edhe më shpesh gjaku i kordonit të kërthizës se sa palca e kockës. Për shembull mjekohen karcinomat, sëmundjet e metabolizmit, si dhe dëmtimet e trurit. Mjekët në të gjithë botën, duke përdorur gjakun e kordonit të kërthizës tashmë e kanë vërtetuar cilësinë e procesit në fjalë.

Artikuj të ngjashëm