Ramë Lahaj ka ndarë së fundmi një fotografi krah nënës së tij në rrjetin social Instagram.
Poshtë imazhit, tenori i famshëm shqiptar, pati një mesazh për publikun në këtë kohë pandemie.
Ai tha se me pozitivitet dhe kujdes gjithçka do të kalojë shumë shpejtë.
Lexojeni të plotë mesazhin e tij më poshtë.
“Po kalojmë kohëra të vështira, e lum për ne që kemi njëri-tjetrin. Më shumë se kurrë kemi nevojë për mobilizim, kujdes e dashuni. Duke respektuar masat e duke pasur më shumë kujdes shpëtojmë e ruajmë veten e më të dashurit tan. Të qëndrojmë të fortë e pozitivë se gjithçka do të kalojë shumë shpejtë.
Paqi bekimin e Zotit!”./Prive.al