Samat, reperi 37 vjeçar francez, u qëllua për vdekje në kokë, të hënën në mbrëmje në Garges-les-Gonesse, Val-d’Oise.
Ai ishte në parkingun e McDonald, kur u hap zjarri nga një automjet tjetër.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Automjeti më vonë është gjetur I djegur në qytetin e Clos-Saint-Lazare, nga ku ishte Samat.
Sipas hetimeve të para, vrasja ndodhi për shlyerje të llogarive.
Reperi Samat, kishte punuar me artistë si Kalash Criminel, Sofiane dhe Kaaris. Ai poashtu kishte problem të shumta me ligjin, shkruajnë mediat franceze, transmeton Prive.al.
Për vdekjen e tij, i pikëlluar mbeti edhe Soolking – artisti algjerian me të cilin bashkëpunoi Dhurata Dora në këngën “Zemër”.
Ai e postoi një fotografi të të ndjerit në instastory.