E ftuar në Prive, në fund të korrikut, në atë që ishte intervista e saj e parë e gjatë, Sara Hoxha dha disa sinjale.
La të nënkuptohej se mbase tani e tutje do të mund të shihej më shpesh në ekran.
Atëbotë përflitej për një PO të Sarës sa i përket pjesëmarrjes në “Dancing with the stars” .
Kjo tashmë është konfirmuar.
Sara do jetë pjesë e programit që nis në muajin tetor dhe për këtë, dy fjalë i ka pasur edhe Ledri.
Ai ka pasur një pyetje epike, teksa e ka ripostuar konfirmimin.
“Partner kon e ki” – ka qenë pyetja e Ledrit.
Asaj i ka kthyer përgjigje Sara duke e xhiruar Ledrin teksa e pyet nëse do jetë partneri i saj (në kërcim, sigurisht).
Ledri që s’ia ka fort dorën kërcimit sheh pa dhënë një përgjigje, e cila në fakt dihet.
Sipas formulës së “Dancing with the stars”, partnerët në kërcim të figurave publike janë balerinë profesionistë, ndryshe nga formati i Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës në të cilin, të dy nga dyshja janë figura publike, pa një përvojë paraprake profesionale në kërcim. /Prive.al