Puthja pasionante e Tunës dhe Patrisit, romantike sa më s’ka (FOTO)

By

Një mbrëmje jashtë shtëpisë dhe ata shfrenohen dhe mbrëmja s’është më vetëm një cakërrim i gotave për gëzuar, por shndërrohet në një natë romantike e pasiononte.

Tuna Sejdiu dhe partneri i saj Patris Berisha, ndonëse u përfolën shumë shpesh për mosmarrëveshje mes tyre dhe kriza në çift, kanë arritur që t’i tejkalojnë të gjitha këto pengesa dhe të rikthehen fuqishëm në lidhjen e tyre.

Mrëmja e kaluar jashtë shtëpisë dhe pa Tianin, ka kaluar me puthje pasiononte e përkëdhelje, dhe të gjitha janë dokumentuar me video dhe fotografi në rrjetet sociale.

Tuna që bëri “bum” me rikthimin e saj në skenë me këngën e re “Chonga”, po duket më e dashuruar se asnjëherë në partnerin e saj, me të cilin ka edhe një djalë Tianin.

Këngëtarja në këtë natë që e ka kaluar jashtë edhe me miq, po dukej tejet elegante dhe seksi, e veshur e tëra në të zeza e me modelin ikonik të flokëve biondë.

Ata që të dy kanë lansuar fotografitë me njëri tjetrin në Instagram, duke marrë shumë komente ndërsa duket që gjithçka mes tyre është rregulluar edhe pas problemeve në familje, meqë Robert Berisha vëllai i Patrisit e kunati i Tunës, kishte deklaruar se ata nuk flasin me njëri tjetrin dhe mungojnë raportet e mira. /Prive.al

View this post on Instagram

Po pra 😊

A post shared by Patris Berisha ♉️ (@patrisberisha) on

Artikuj të ngjashëm