Punë intenzive: Për Erën zbarkojnë në Prishtinë njerëzit e Beyonce

By

Fiks një muaj e ndan Era Istrefin nga publikimi i këngës së re.

Siç është bërë e ditur nga burime jo zyrtare, ajo pritet të jetë në bashkëpunim dhe një krijim muzikor që do mbahet mend.

E duket se kur e presin një varg angazhimesh, përfshirë koncerte dhe pjesëmarrje të tjera kudo në botë, Era po përgatitet në një detaj të rëndësishëm – koreografinë.

Krahas ushtrimeve me trajnerin kosovar Egzon Hyseni, për Erën në Prishtinë ka zbarkuar edhe një emër shumë i njohur kur është fjala tek kërcimi.

Koreografi Chris Brant i cili njihet për punën e tij me super-yje botërorë si Beyonce po qëndron në kryeqytetin tonë për prova intenzive me Istrefin.

Gjëra të bukura po vijnë dhe ne mezi po presim që t’i shohim… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm