Puna e grimerit shqiptar Arbër Bytyqi pasqyrohet në mediat më të mëdha ndërkombëtare

By

Grimeri shqiptar nga Prizreni Arbër Bytyqi, ka arritur të marrë vëmendje ndërkombëtare me punën e tij si artist make-up.

“Të gjitha gratë duhet të ndjehen të bukura në ditën e dasmës së tyre dhe përveç vëmendjes që shkon te fustani, një stil ekstravagant flokësh dhe një grim i mirë është pjesë e pamjes”, nisin artikujt për Bytyqin të publikuar në portalet e famshme si Bored Panda dhe gazeta britanike Mirror Daily.

Aty thuhet se Bytyqi është i specializuar në transformimin e nuseve në ditën e tyre speciale dhe fotografitë e tij para e pas, janë të pabesueshme.

“Kur i takoj klientet e mia, pyetja e parë që ua bëj është se me çfarë rasti e duan grimin”, thotë Bytyqi, puna e të cilit është prezantuar edhe në mediat ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm