Tri këngëtaret e njohura, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe Ariana Grande, të gjitha kanë vendosur të publikojnë projektet e reja muzikore në të njëjtën kohë.
Selena Gomez paralajmërimin për këngën e saj të re e bëri javën e kaluar përmes një shkrimi në Twitter.
Ajo shtoi se derisa po vazhdon të punojë në albumin e saj të tretë në studio, siç u shpreh, “dëshironte të publikonte një këngë argëtuese”.
Miley Cyrus njoftoi gjithashtu javën e kaluar se do të publikojë këngën e saj të re “Used to be Young”.
Kurse Ariana Grande po feston 10-vjetorin e publikimit të albumit të saj debutues “Yours Truly”, e përveç këngës së re që do ta publikjë ajo ka paralajmëruar edhe disa bashkëpunime.