Është vetëm katër muajsh mirëpo Efehan, djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman sapo ka regjistruar rolin e parë në karrierë.
Siç ishte bërë e ditur paraprakisht, vogëlushi simpatik do jetë pjesë e një sekuence nga seriali i ri i babait me titull ‘Kampion’.
Tashmë është publikuar edhe sekuenca në fjalë ku në përpjekjet e tij, Efehan ia del të thërrasë baba, përkundër se është vetëm katër muajsh.
Videon e kanë ndarë në rrjete sociale Almeda dhe Tolga, të lumtur dhe pa dyshim edhe krenarë për këtë sekuencë të përbashkët babë e bir të cilën pa dyshim se do e kenë kujtim të bukur në të ardhmen. /Prive.al