Rok-grupi Elita 5 mbrëmë mbajti një koncert madhështor në kryeqytetin e shtetit shqiptar, Tiranën.
Hapësira ku u mbajt koncerti ishte e stërmbushur. Mijëra fansa ishin aty për t’i dëgjuar e parë nga afër në 30-vjetorin e themelimit të grupit të tyre si dhe lansimin e albumit.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj postoi fotografi nga atmosfera që u krijua mbrëmë duke e përshkruar si ‘magjia e Elita 5’.
‘Momente nga magjia e Elita 5 👋🏻 tek amfiteatri i Liqenit. 🎤🕺Super atmosferë, 🙌🏻 super grup, 🎸 mijëra fansa e adhurues e kthyen dje Parkun e Liqenit në një arenë emocionesh të mëdha’, ka shkruar Veliaj në profilin e tij në Instagram.
Dje, para koncerit, Veliaj ia dhuroi grupit ‘Çelësin e Qytetit’ pasi i vlerësoi si legjenda të rrokut.
Ndiqni pamjet më poshtë./Prive.al