Zyrtarët e zbatimit të ligjit i kanë publikuar disa prova në rastin e Alec Baldwin, ku më 21 tetor të vitit të kaluar derisa ishte duke u xhiruar një film në New Mexico, e kishte qëlluar me armë zjarri regjisoren Halyna Hutchins e cila edhe kishte vdekur.
E po ashtu u plagos edhe regjisori tjetër Joel Souza.
Të hënën më 25 prill është publikuar një video nga momenti kur Baldwin e kishte qëlluar me armë regjisoren.
Pamjet e publikuara tregojnë policinë dhe ambulancat që kishin shkuar në vendngjarje.
Në pamje të tjera, Baldwin shfaqet i veshur si kauboj duke ushtruar me armë.
Ndiqeni momentin kritik kur aktori Alec Baldwin e kishte qëlluar me armë zjarri Halyna Hutchins, transmeton KK.